Flash News

Ditari i Maxhorancës

Padia për pronat e ushtrisë, ministrja Xhaçka paraqitet në SPAK: S’ka pasur shkelje ligji

Padia për pronat e ushtrisë, ministrja Xhaçka paraqitet në

Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u pyet nga mediat mbi padinë që i është bërë për pronat e ushtrisë teksa pohoi që nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së ligjit.

“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim."

"E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qendruar mes ndryshqeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë."

"Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës“, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK.

Të fundit