Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pagat për FA, Rama: Vitin tjetër do t’i rrisim prapë, s’jemi më ushtria më pak e paguar në NATO

Pagat për FA, Rama: Vitin tjetër do t’i rrisim prapë,

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022, deklaroi se do të ketë rritje pagash edhe vitin tjetër për Forcat e Armatosura.

Kryeministri shtoi se me investimet e bëra, ushtria shqiptare nuk renditet më e fundit si e pa paguara.

“Vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Sepse besoj se nuk ka asnjë arsye që FA për vlerën e shtuar q krijojnë, potencialin që kanë për të arritur në mënyrë të vazhdueshme kapacitetin profesional, të jenë prapa nga shumë vende të aleancës. Me këtë rritje pagash ne nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NAYTO. Nuk jemi as në krye se aty s’besoj se do të arrijë ndokush se e dini kush është në krye në paga, nuk jemi as në mes dhe nuk jemi më të fundit. Ambicia është që brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj që se bashku mund ta arrijmë, dhe kur them së bashku është ajo që do të marrim mbrapsht nga y investim. Është rritja më e lartë e pagave në një sektor. Në vitin 2022 do nisim një mega-projekt. Me një fazë të parë me gjithçka që sot ne mund të ofrojmë, dhe një fazë të dytë dhe të tretë me atë që ne do të plotësojmë. Do të ndërtojmë një Akademi Ushtarake që të kthehet në model dhe pikë referimi”, deklaroi Rama.

Të fundit