Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Najada Çomos, edhe Erion Braçe 'braktis' qeverinë "Rama 3": Ka një fund!

Pas Najada Çomos, edhe Erion Braçe 'braktis'

Zv.kryeministri Erion Braçe ka njoftuar largimin e tij nga qeveria vetëm pak ditë nga shpallja e qeverisë së re.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se ka qenë i nderuar që iu ka shërbyer njerëzve në nevojë gjatë kësaj periudhe, duke ndarë një video nga momenti i tërmetit të 26 Nëntorit në Thumanë.

“KA NJE FUND! I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE, NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!”, shkruan Braçe.

E para që dorëzoi mandatin e deputetes ishte deputetja për qarkun e Tiranës, Najada Çomo. Largimin e saj e njoftoi kryeministri Rama, teksa tregoi se arsyeja e dorëheqjes së Çomos nga mandati i deputetes, është detyra e saj si mjeke.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë, njoftoi shpalljen e qeverisë së re javën e ardhshme. Rama paralajmëroi ndryshime jo vetëm në kabinetin qeveritar, por edhe në përbërje të kryesisë së Partisë Socialiste.

 

Të fundit