Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paketë e tretë ekonomike, Rama: Sigurojmë barnat esenciale për të sëmurët dhe në ndihmë të konsiderueshme familjeve në nevojë

Paketë e tretë ekonomike, Rama: Sigurojmë barnat esenciale
Në foto: Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp

Kryeministri Edi Rama premtoi një paketë e tretë me ndihme ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë, por edhe për barnat esenciale për të prekurit nga Covid pas situatës së krijuar nga pandemia.

Rama tha se paketa do të jetë gati shumë shpejt, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të merrnin masa mbrojtje pasi kjo valë është edhe më e fortë se e para.

“Po të kishim dëgjuar ata, s’do kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë. Komiteti i Ekspertëve ka bërë projeksionin për sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi gati edhe një paketë tjetër, që do të dalë shumë shpejt për të mbështetur të sëmurët, për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike, sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende, masat tona janë minimale, sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo sepse mendojmë ta mbajmë hapur e të vdes kush të vdesë, por mendojmë se duhet mbajtur një ekuilibër. Ndaj i bëjmë thirrje njerëzve që gjithsecili që të respektojnë rregullat minimale. Ne duam që familjeve në ndihmë ekonominë t’i japim një mbështetje financiare.

Kjo valë është më e fortë se e para. Nëse shikojmë eksperiencën e mëparshme mund të pritet edhe një valë e tretë, e cila është më e dobët e dyta por ekziston. A do të vijë apo jo këtë nuk di ta thotë njeri. Por për këtë duhet të jemi të përgatitur”, tha Rama.

Të fundit