Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Paketë të tretë ekonomike", Spiropali i kthehet Hajdarit: Nuk është bërë deti kos

"Paketë të tretë ekonomike", Spiropali i kthehet

Pas akuzave të Rudina Hajdarit se qeveria i shpenzon borxhet e marra për Covid-19 në koncensione dhe PP, dhe nuk zgjedh të ndihmojë qytetarët me një paketë të tretë, ka reaguar ministrja Elisa Spiropali.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali i kthehu përgjigje akuzave të Hajdarit, duke i thënë se deti nuk është bërë kos dhe se buxheti nuk është "sofra e Sudes".

 “Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrësë. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh”, tha Spiropali. 

Të fundit