Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas largimit nga postet, Braçe publikon foto me mesazhin e koduar: E dinit lojë apo jo?  

Pas largimit nga postet, Braçe publikon foto me mesazhin e koduar: E

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe nuk i ka kursyer kunjat dhe mesazhet e koduara që pasi njoftoi largimin e tij nga postet qeveritare.

Një ditë pas shpalljes së qeverisë dhe emërimit të drejtuesve të rinj në PS, Braçe tërhoqi vëmendjen me një foto të publikuar në rrjetet sociale.

Ai publikon një foto të lojës së njohur ‘kala dibrançe’, për të cilën Braçe ngre pyetjen nëse ndjekësit e tij e dinin lojë apo stil jete.

"E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete” shkruan Barçe, që duket si një mesazh i koduar, por nuk dihet se kujt i drejtohet.

Pas largimit nga postet, Braçe publikon foto me mesazhin e koduar: E

Në Asamblenë e Përgjithshme të PS u zgjodh vetëm si anëtar i kryesisë së PS, ndërkohë Rama mbrëmë në Opinion tha se me të kishte folur paraprakisht për dorëheqjen.

“Kemi folur paraprakisht dhe me ka ardhur vetë te unë dhe me shumë sinqeritet e modesti më tha se unë nuk jam barra e askujt dhe në dispozicion pa as më të voglin problem ndaj mos ki asnjë shqetësim në raport me mua”, tha Rama.

Të fundit