Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas New Yorkut, Rama cakton datën e vizitës në Selanik

Pas New Yorkut, Rama cakton datën e vizitës në Selanik

Pas takimit të shtunën në New York, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët në Selanik të dielën e 3 nëntorit.

Takimi me shqiptarët e Selanikut do të zhvillohet në orën 11:00, te Porto Palace Hotel.

Më pas Rama ka planifikuar edhe një takim me shqiptarët në Londër, 24 nëntor, në kuadër të takimit me emigrantët.

“Krenar pë Shqipërinë”, thuhet në posterin e shpërndarë nga kreu i qeverisë.

Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme,. Takim që u shoqërua ne një protestë te diasporës shqiptare kundër prezencës së Ramës në New York duke e akuzuar atë për shpopullimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant.

 

Të fundit