Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Ramës dhe Xhaçkës, Manja mohon lajmet: Shqipëria s'do ketë kamp për të trajtuar refugjatët, tregon marrëveshjen me Britaninë

Pas Ramës dhe Xhaçkës, Manja mohon lajmet: Shqipëria

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se marrëveshja me Britaninë dhe Irlandën e Veriut që kaloi sot me vendim të Këshillit të Ministrave nuk ak lidhje me ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Ai u shpreh se marrëveshja ka në fokus lehtësimin e procedurave për transferimin e të dënuarëve mes dy vendeve, duke mohuar lajmet e mediave britanike.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk është në bisedime me asnjë shtet të BE-së për marrë dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm në këto shtete. Mediat britanike i ka përgënjeshtruar më herët kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

"Sot kaluam në Këshillin e Ministrave një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut për transferimin e personave të dënuar, respektivisht nga Shqipëria drejt në drejtim të Britanisë dhe anasjellas. Marrëveshja thjeshton procedurat dhe eleminon pengesat.

Ka pasur sot në disa media britanike spekulime sikur kjo marrëveshje përfshin transferimin e të gjithë personave, refugjatëve që akuslisht janë në Britani dhe Irlandën e Veriut sikur Shqipëria do të jetë një vend trajtimi të refugjatëve, por në fakt është një spekulim i pastër mediatik.

Kjo është një marrëveshje dypalëshe që ne e kemi nënshkruar me disa prej shteteve të BE, lidhet me bashkëpunimin juridik në fushën e çështjeve penale dhe s'ka të bëj aspak me hallexhinjtë që janë jo vetëm në Angli, po në të gjitha shtetet e Europës për t'u trajtuar në Shqipëri si kamp refugjatësh.

Shqipëria as ka patur dhe as do të ketë dhe as nuk është në bisedime me asnjë shtet të BE për t'u kthyer në një vend për të trajtuar refugjatët", tha Manja.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët për kërkesën e prokurorëve të SPAK-ut për heqjen e kufizimit të mandatit. Manjë tha se kjo është një çështje që pret, ndërsa u shpreh i hapur ndaj kërkesës. Gjithashtu theksoi se miratimi i kësaj kërkese kërkon ndërhyrje në Kushtetutë.

"E kemi marrë kërkesën dhe jemi në diskutime të karakterit teknik, sepse ky përcaktim në dijeninë time është i përcaktuar në Kushtetutë dhe ajo është akti themeltar i shtetit. Dhe nëse duhet të negociojmë, do kërkojmë ndërhyrje në Kushtetutë. Është çështje që prej, por jemi të hapur. Kërkesa e tyre është legjitime", tha ai.

Të fundit