Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas SPAK, Rama sulmon mediat: PS-në e inkriminuat ju

Pas SPAK, Rama sulmon mediat: PS-në e inkriminuat ju

I pyetur për me dosjen ‘339’ lidhur me votat e vjedhura në zgjedhjet e 2017-ës, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk dijeni për dosje të tilla me numra.

Në një konferencë për shtyp bashkë me ministrin Ulsi Manja, Rama akuzoi mediat se kanë inkriminuar Partinë Socialiste, duke kërkuar që të akuzuarit apo të dënuarit për përfshirje në ato dosje, të dalin “ashtu siç nuk janë”.

Kryeministri ‘i justifikoi’ duke i konsideruar gabim njerëzor.

“Ça janë këto? Se unë s’di dosje me numra. Nuk jam magazinier. PS e keni inkriminuar ju me komentet tuaja. Ndërkohë thashë të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Për ato çështje sot ka njerëz që janë në burg. Tani ça kërkoni? Të dalin siç ju imagjinoni. Po nuk janë ashtu dhe s’kanë si të dalin ashtu. Por, nëse ju keni fakte SPAK-un e keni aty”, deklaroi Rama.

Të fundit