Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pasi shkriu bora, Rama kujtohet për rrugët e bllokuara: U angazhuan mijëra forca, mësuam si duhet të ndërhyjmë

Pasi shkriu bora, Rama kujtohet për rrugët e bllokuara: U angazhuan

Kryeministri Edi Rama publikon në profilin e tij në FB një video nga puna e kryer sipas tij nga forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të borës disa ditë më parë.

Ndonëse prej ditësh temperaturat janë normalizuar, Rama sot kujtohet dhe shkruan se organizimi dhe kapacitetet për këto situata janë rritur.

Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme “, shkruan Rama.

Kujtojmë se qeveria u kritikua nga opozita për keqmenaxhim të kësaj situate në të gjithë territorin e vendit, pasi mijëra makina dhe familje mbetën të bllokuara për orë të tëra në rrugët nacionale.

Të fundit