Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD i kërkon SPAK-ut arrestimin e Veliajt/ Kryebashkiaku: Basha s'është lider, ndjek kauzat e kllounëve të vet

PD i kërkon SPAK-ut arrestimin e Veliajt/ Kryebashkiaku: Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila i ka bërë thirrje SPAK-ut për arrestimin e tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj e ka cilësuar opozitën si një teatër më vete dhe ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit me gafa dhe meme. Kryebashkiaku i Tiranës tha se Basha nuk është lideri i vërtetë i PD-së, por sipas tij, është Sali Berisha.

"Opozita është një teatër më vete, vërtet s’kemi pas teatrit po Lulzim Basha na ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes, fushata ishte një gallatë e pafundme, mezi po prisja të mbaronte , nuk po mbaronin gafat dhe memet, dhe kjo është pjesë atij e atij teatri. Për të mbajtur vëmendjen larg , dielli nuk mbulohet me shosh, kjo parti s’ka asgjë për të thënë që Sali Berisha që është pronari i vërtetë i partisë që është persona non gratta dhe është gati të merret me çdo temë, ti bashkëngjitet cdo hajvani që merr mikrofonin dhe i thotë do pushtojmë ambasadën amerikane, Soreca është agjenturë e bashkisë , këta nuk udhëheqin këta ndjekin, ose nëse Luli udhëheq , udhëheq nga prapa. Liderët udhëheqin para nuk u bashkangjiten kauzave të mitomanëve.

Prandaj Basha nuk është lider ai vetëm ndjek kauzat e kllounëve të vet. Për sa kohë që pronari i vërtetë është persona non gratta dhe kjo parti nuk ka folur për një vendim shumë të rëndësishëm, dhe unë vetë nuk kisha folur se nuk merrem me humbësin, kalit të ngordhur nuk i gjuhet , por ky kalë i ngordhur në shtëpinë e PD nuk mund të injorohet dhe për këtë s’kanë asnjë fjalë. Unë PD-në e kam mundur , më hanë duart për punë të bukura, kam fituar 12 gjyqe ndaj tyre, punë është më e fortë se dhuna." tha Veliaj për emisionin Top Talk

Të fundit