Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD kërkon arrestimin e tij për tenderin e uniformave, Plarent Ndreca: S'kam firmosur, ndjeva trishtim për arrestimet

PD kërkon arrestimin e tij për tenderin e uniformave, Plarent Ndreca:

Pas operacionit me 9 të arrestur nga SPAK në Ministrinë e Brendshme, lidhur me abuzimin me tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë rreth 27 milionë euro, Partia Demokratike në një deklaratë për mediat tha se ky operacion nuk mund të jetë i plotë pa arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca.

Ndreca ka folur për herë të parë mbi këto akuza, ku shprehet se sekretari dhe ministri nuk kanë hedhur asnjë firmë në lidhje me tenderin e uniformave. Ai tha se ndjen keqardhje dhe trishtim për arrestimet.

"Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funksionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor është një akt që duhet përshëndetur. Duhet të jemi të përmbajtur në deklarimet publike dhe mediatike, për të mos krijuar presion tek asnjëra nga palët në proces. Nga pikëpamja kushtetuese ata persona janë ende të pafajshëm.”, tha Plarent Ndreca në emisionin "Breaking"

Pyetje: A bëhet tenderi pa firmën e ministrit apo sekretarit të Përgjithshëm?

Ndreca: Patjetër që bëhet. Agjencia është e pavarur. Është një cikël i mbyllur.

Pyetje: PD iu përmend edhe ju, edhe ministrin e brendshëm.

Ndreca: PD nuk di t’i lexojë rezultatet e zgjedhjeve. Vazhdon me historitë me karakter krejtësisht politik. Të njëjtën gjë bëri edhe Alibeaj, që fatkeqësisht është edhe jurist. Vazhdojnë me metodën e vjetër. Qytetarët janë të ngopur me këto deklarime.

Ndreca u shpreh se kishte dijeni për tenderin, por jo për çdo hap procedurial. Ai u shpreh se largimi i tij nuk kishte lidhje me tenderin.

“Nuk ka lidhje as me rastin dhe as me shkakun. Me sa mbaj mend nuk ka qenë lidhur ende kontrata, me sa mbaj mend. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka lidhje me Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, e cila është krijuar nga ministria”, tha Ndreca.

Por si është e mundur që u zhvillua ky tender pa firmën e sekretarit të Përgjithshëm? Ndreca pretendon se ky tender është zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe ministri dhe sekretari i Përgjithshëm nuk kanë lidhje me procedurat.

“Me vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di . Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di ça të them tjetër”, tha ai.

Të fundit