Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD shkon e përçarë në 6 mars, Nikolla: Duket sikur PS forcohet, por nuk fiton nga kjo gjendje

PD shkon e përçarë në 6 mars, Nikolla: Duket sikur PS

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka komentuar situatën në PD dhe faktin se forca më e madhe opozitare në vend shkon e përçarë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

E ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Nikolla tha se përçarja e PD duket sikur i forcon pozitat e PS, por sipas saj mazhoranca nuk fiton nga kjo gjendje.

Ajo kërkoi që debatin e brendshëm, PD të mos e bëjë pjesë të jetës parlamentare, por të fokusohet më shumë te oponenca e ligjeve.  

Nikolla:  Duket sikur forcohet PS, por nuk është kështu. Sa më e dobët opozita, aq më dobët bëhet mirëqeverisja. Besoj se PS nuk e mat forcën me degradimin e opozitës.

Është e trishtë për cdo qytetar, të shikosh një forcë politike që ka shënjuar ndryshime të mëdha në vend që të degradojë e të shohim atë shfaqje që në mënyrë trishtuese erdhi para shqiptarëve si 8 janari, një skenë luftash.

Uroj që t’i thërrasin arsyes dhe të ecin si forcë që duhet të bëjë opozitën e vendit. PD nuk është ende gati për të ofruar besimin për të qeverisur. Dëshiroj po ashtu që debati i brendshëm i PD të mos bëhet pjesë e jetës parlamentare. Opozita duhet t’u bëjë më shumë oponencë ligjeve.

Të fundit