Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi merr rolin e “sinoptikanit”, bën parashikimin e motit: Do të kemi reshje, bashkitë të marrin masa

Peleshi merr rolin e “sinoptikanit”, bën parashikimin e motit:

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi ka folur sot si një “sinoptikan” teksa foli për reshje të shumta shiu dhe mbushje të kaskadave. Nga Korça, Peleshi tha se menaxhimi i kaskadave nuk do të ketë nevojë për shkarkim, pas thirrjes emergjente që shpërndau për bashkitë.

Peleshi deklaroi se në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje me intensitet mesatar ose të lartë në disa zona, ku kërkoi mobilizimin e qeverisjes vendore.

Teksa u shfaq optimist për kushtet e motit, Peleshi kërkoi nga instancat që të sinjalizojnë në rastet kur ka rrezik për përmbytje.

"Duke filluar nga sot pas mesditës në pjesën kryesisht veri perëndimore të vendit, duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit, do të kemi intensitet të rreshjeve, me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë.

Po e bëj këtë komunikim për të shmangur emergjencat që mund të jenë deri diku dhe lokale, jemi në një stinë që nuk favorizon përmbytjet, një lajm i mirë është menaxhimi i kaskadës që nuk do të ketë nevoje për shkarkim, e cila ndodh vetëm kur kemi rreshje me intensitet të lartë dhe kur jemi të detyruar të bëjmë shkarkime të detyruara në të gjithë kaskadat e Drinit, Fierzës dhe Komanit.

Shkarkimet do të jenë zero në të gjithë territorin, vetëm intensiteti i përqëndruar në kohë i rreshjeve në lokalitete në pjesën veri perëndimore mund te shkaktojë fryrje të përrenjve dhe në situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.

Shpresojmë që kjo do të parandalohet, por gjithsesi do të kemi mobilizimin e të gjitha bashkive por edhe kryepleqtë e fshatrave, banorët, të shmangin lëvizjet në rrugë të cilat kërcenohen, të sinjalizojnë në kohë në rast të një rrëshqitje apo situatë që duhet ndërhyrja e emergjencave.

Nuk është një situatë e cila do të ketë nevojën e strukturave të larta, mund të menaxhohet lokalisht por e kemi për zakon dhe është një zgjedhje e mirë të lajmërojmë në kohë për të shmangur dëmtimet jo e jo në njerëz por edhe në dëme materiale", u shpreh Peleshi.

Të fundit