Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pëllumbi: Nga zarfet për President kanë dalë 67 emra

Pëllumbi: Nga zarfet për President kanë dalë 67 emra

Kryesia e PS mblidhet nesër për të ëprpiluzra listën e emrave kandidatë për President të dalë nga zarfet sekrete në të cilat socialistët propozuan Presidentin e ri.

I ftuar në Abc News, deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se zarfet janë hapur dhe prej tyre kanë dalë 67 emra kandidatësh, nga të cilët janë eliminuar rreth 30-40 emra. Pëllumbi shtoi se pavarësisht zarfeve, Kryesia nesër mund të propozojë edhe një emër të ri.

“Zarfet janë hapur, dihen emrat, nga propozimet kanë dalë 67 emra.  Ne kemi 67 emra, por asgjë nuk më pengon mua që në Kryesi të propozoj dhe një emër të ri. E rëndësishme është që kryesia e PS të nxjerrë një figurë që të plotësojë pritshmëritë tona por dhe më gjerë. Në ata 67, nja 30-40 janë eleminuar që tani, por nuk është bërë short-list. Nesër do të diskutojmë në Kryesi për të nxjerrë një emër”, tha Pëllumbi.

Të fundit