Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Për të qeshur dhe qarë”/ VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit pas ironisë së Ramës, reagon kryeministri

“Për të qeshur dhe qarë”/ VMRO-DPMNE kërkon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e VMNRO-DPMNE, e cila ka kërkuar dorëheqjen kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, pas ironisë së Ramës, i cili e prezantoi atë si kryeministër të Bullgarisë perëndimore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

Sipas VMNRO-DPMNE Dimitar Kovaçevski, ka shkelur dinjitetin e vendit të tij në skenë publike ndërkombëtare.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan Rama.

Të fundit