Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Për të vënë duart në kokë”, Rama ‘thumbon’ Bashën e Berishën: Sikur i ka marrë peng Enver Hoxha

“Për të vënë duart në kokë”, Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ kreun e PD dhe ish kryeministrin Sali Berisha gjatë fjalës që mbajti në takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të 6 marsit në Shkodër.

Rama tha se shkodranët duhet të zgjedhin dhe mes dy alternativave që kanë të bëjnë me luftën mes dy individëve.

Sipas tij, Basha dhe Berisha kanë mbetur peng i ish diktatorit Enver Hoxha.

Shkodranët duhet të zgjedhin dhe mes dy alternativave që nuk kanë të bëjnë as me pasurinë apo të ardhmen e qytetit por me luftën mes dy individëve, luftë personale për qëllime krejt personale. Njëri se do të kthehet me cdo kusht nga bota tjetër, dhe tjetri se nuk do të ikë atje ku e meriton.

Kanë sjellë njerëz këtu për tu kërkuar vota qytetarëve ndërkohë që s’kanë lidhje me ta. Me 6 mars nuk do zgjidhet midis alternativash politike, as midis Europës dhe Amerikës apo Amerikës dhe interesave të njërit apo tjetrit. Nuk do zgjidhet me 6 mars as politikat e mëdha ekonomike e shoqërore se për këtë është bërë zgjedhja në gjithë Shqipërinë.

PD nuk ka lidhje më me jetën e qytetarëve por një karshillëk, dhe ana tjetër ku njeriu në krye di vetëm të humbasë. Qytetarët do zgjedhin nëse e duan qytetin më të pastër apo më të pisët.

Bashkia e Shkodrës ka bërë të njëjtën zgjedhje dhe ka dhënë të njëjtin rezultat mizerabël krahasuar me bashkitë e tjera të Shqipërisë. Kjo nuk ka lidhje me do apo nuk do qeveria sepse ne kemi bërë çfarë kemi mundur duke u përballur me rezistencën e pakuptimtë të bashkisë, që me stadiumin dhe restaurimin e teatrit apo muzeu i fotografisë.

Këtu është çudi e madhe a thua bashkia është një bunker për t’i rezistuar komunizmit akoma kur komunizmi ka vdekur. Ka 32 vite që ka vdekur. Nëse ka diçka komuniste akoma gjallë është hija e atij që do me u kthye me zor. S’ka gjë tjetër na komunizmi në Shqipëri.

Komunizmi ka vdekur! E kam thënë dhe në fushatën tjetër. Është për të vënë duart në kokë kur sheh Shkodrën kur institucion me këmbëngulje, veshët ngulur, dhe hundët mbyllur, që nuk ndjenë erën e plehrave, që ose me varen ose bravën, o s’ka.

Ti thua, këta i ka marrë peng edhe i vdekur Enver Hoxha se dhe mallkimi i Enver Hoxhës, që shkodranët e kishin vënë në shënjestër qysh kur ishte gjallë”, u shpreh Rama.

  

Të fundit