Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përçarja e PD-së, Rama nga SHBA: Pengmarrje nga dy personazhe tragjikomikë, shkatërron premisat e opozitës konstruktive

Përçarja e PD-së, Rama nga SHBA: Pengmarrje nga dy personazhe

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës e ka cilësuar përçarjen brenda Partisë Demokratike si dramatike që reflektohet në një ndarje te njerëzit dhe që po shkatërron premisat e një opozitarizmi konstruktiv.

Rama tha se kjo situatë është pasojë e pengmarrjes së opozitës nga dy personazhe që janë tragjikomikë në përpjekjet e tyre.

 “Nuk kemi patur opozitë prej vitesh se ajo që kemi parur ka qenë opozitë muskujsh jo mendjes. Ajo që ndodhi është dramatike, përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe te njerëzit duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi konstruktiv e duke dëmtuar vendin.

Nuk ndryshojmë dot dinamikën. Është pengmarrjes spektakolare e opozitës nga dy personazhe që janë tragjikomike në përpjekjen e tyre. Njeri i shpallur non grata në SHBA, tjetri një humbës serial që flet sikur ka zbuluar Amerikën, por është peng i vetes, Janë dy drejtues pa legjitimitet”, tha Rama.

I pyetur nëse përçarja e opozitës ndikon që qeveria e tij të bëhet më autoritare, Rama u shpreh: “Nuk kemi patur opozitë qysh se jam në krye të qeverisë nuk mbaj mend një opozitë racionale. Ndoshta një natë, por asnjë ditë.  Opozita është vetëm për ndarje jashtë rrugës së arsyes, ndërsa politika kërkon në radhë të parë arsyen”.

Të fundit