Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzohet për korrupsion me inceneratorin e Fierit, lihet në burg ish-deputeti Alqi Bllako

Akuzohet për korrupsion me inceneratorin e Fierit, lihet në burg
Bllako gjatë seancës për masën e sigurisë

GJKKO ka lënë në burg ish deputetin e PS, Alqi Bllako, duke i caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg', pasi u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fierit.

Bllako u vetëdorëzua ditën e djeshme në Policinë e Shtetit pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.

Akuzohet për korrupsion me inceneratorin e Fierit, lihet në burg

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e inceneratorit të Fierit dhe do të duhet të dërgohet në ambientet e paraburgimit të një burgu të sigurisë së zakonshme.

Avokati i tij, Sokol Harizaj në një prononcim për mediat ka kërkuar një masë më të lehtë, pasi sipas tij nuk ka qenë ish-deputeti socialist që ka hartuar dosjen për inceneratorin e Fierit.

“Ky është një vendim që tregon se kjo gjykatë nuk e ka fare të qartë si qarkullojnë shkresat në drejtoritë e ndryshme. Vendimi është jo ligjor”, tha avokati i Bllakos.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë eurosh.

Të fundit