Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përflitet si kandidate për presidente, reagon Mimi Kodheli: Të përkëdhel sedrën; Propozova 3 emra brenda politikës

Përflitet si kandidate për presidente, reagon Mimi Kodheli: Të

Deputetja e PS Mimi Kodheli është një nga emrat e përfolur prej kohësh si një nga kandidaturat për presidente.

Duke folur në ABC, Kodheli tha se ndihet e vlerësuar për këtë fakt.

“E vlerësuar jashtë mase. Vetëm ideja që të del emri për pozicionin më të lartë shtetëror ta përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep përgjegjësi”, tha Kodheli.

E pyetur nëse beson se mund të jetë presidentja e ardhshme, Kodheli thotë se nuk i shkon në mendje.

Nuk më shkon në mendje. Madje mundohem ta largoj nga mendja këtë gjë. Besoj se duhet marrë me sportivitet, besoj se në këtë rast jam shumë me këmbë në tokë. Nuk kam ngazëllime as evidente që të jetë një gjë e tillë. Ai duhet të jetë një proces transparent”, tha deputetja.

Ndërkohë Kodheli ka refuzuar të bëjë publike tre emrat e propozuar nga ajo se kush mund të jenë kandidatë për President të Republikës, ndërsa shtoi vetëm pjesën se propozimet e saj janë emra politik.

“ Brenda radhëve të politikës janë, unë besoj se presidenti duhet të jetë njeri politik”, u shpreh Kodheli.

  

 

Të fundit