Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS

Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Në asamblenë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, u morën disa vendime siç ishte largimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe emërimi në vend të tij të Blendi Klosit.

Po ashtu në vend të Ballës, i cili tashmë është ministër i Brendshëm, u caktua si kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.

Në këtë takim u zhvillua analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit. Gjithashtu u mbajt dhe një analizë e punës së çdo ministrie po ashtu edhe të strukturave organizative të partisë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme qarkulluan lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ministrja, por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas.

Të fundit