Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përfundon mbledhja e PS, Balla zbardh diskutimet: Kjo është kërkesa e Ramës

Përfundon mbledhja e PS, Balla zbardh diskutimet: Kjo është

Ka përfunduar mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me grupin parlamentar të PS-së. Ishte kreu i grupit, Taulant Balla që doli në një prononcim për gazetarët, ku dha më tëpër detaje nga mbledhja.

Ai bëri me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm në terren. Kjo kërkesë vjen pak muaj para zgjedhjeve vendore. Gjithashtu tha se është vlerësuar performanca e ministrave.

Më herët, në media u raportua se Edi Rama kritikoi ministren Olta Xhaçka dhe vlerësoi Elisa Spiropalin. Sikurse pritej, në mbledhje është diskutuar edhe për çështjet që do të trajtohen në Kuvend si amnistia fiskale.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punës parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme”, tha Balla.

 

Të fundit