Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Përgjegjësi e madhe!" U propozua për ministre, Milva Ekonomi flet për dekretimin: Është detyrë e Metës, unë pres!

"Përgjegjësi e madhe!" U propozua për ministre, Milva
Në foto: Milva Ekonomi në një prononcim për mediat pak para nisjes së Parlamentit

Ministrja e re e Bujqësisë e propozuar dje nga kryeministri Rama, Milva Ekonomi, ka reaguar pas vendimit të kryesocialistit për t’i ofruar asaj një detyrë të re në kabinetin qeverisës Rama 2.

Në një prononcim për mediat pak para nisjes së seancës plenare, Ekonomi tha se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe. Po ashtu, ajo nuk nguroi të fliste edhe për reformën në mbështetje të fermerëve.

“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri.

Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në sepse IPARD-i ka treguar gjithmonë këtë gjë dhe e dyta që kemi shumë të mirë është që ne sapo kemi filluar një reformë, një mbështetje për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljen e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara. Kjo është detyrë e presidentit unë pres”, tha Ekonomi.

Të fundit