Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasja në Elbasan, Evis Kushi jep versionin e saj: E organizoi opozita, provokuan mbështetësit e Bashës

Përplasja në Elbasan, Evis Kushi jep versionin e saj: E organizoi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur më 14 mars në Elbasan ku militantët e të dyja palëve u përplasën fizikisht.

Kryesuesja e listës së PS-së në Elbasan e ka cilësuar si organizim të opozitës përplasjen, pasi sipas saj kanë qenë mbështetësit e Lulzim Bashës ata të cilët nisën fillimisht fyerjet drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Kushi ka deklaruar se PS-së nuk i interesojnë konfliktet pasi sipas, ajo është në avantazh nga sondazhet.

"Ishte një ngjarje që Elbasani nuk e meritonte. Dita e Verës është simboli i qytetarërisë. Nuk ka ndodhur në asnjë kohë që dikush që vjen kushdo që vjen të mos mikpritet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne ishim pak në numër dhe për të respektuar protokollet. Lulzim Basha erdhi me një kolonë të gjatë. Kam qenë prezente gjatë gjithë kohës. Ky është momenti në fund. S’mund të shkëpusni ngjarjen. Versioni është se në momentin kur zbret Rama, isha me kryebashkiakun dhe Taulant Ballën dhe aty kishte një grupim mbi 100 veta që sapo kishin pritur Bashën. Në momentin që Rama zbret ata bëjnë fyerje dhe sharje të ndryshme. Ne u munduam ta shmangim, ndërsa qyteti ishte plot me njerëz. Konflikti ndodhi  midis tyre, por nuk ka lidhje me ne. Ishte provokim i organizuar nga opozita. Ne në Elbasan nuk e kemi kurrë traditë.

Ne jemi maksimalisht të angazhuar për të bërë një fushatë të qetë sepse ne duam që në 25 prill të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk duam konflikte sepse në sondazhe jemi në avantazh. Të shkojmë sa më qetë që qytetarët të zgjedhin pa u kërcënuar. Kem angazhimin maksimal, i porosisim strukturat që të mos bien pre e konflikteve." shprehet Kushi për ABC.

Të fundit