Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasjet me Dritan Lelin, Rama mbledh socialistët e Vlorës në teatrin "Petro Marko"

Përplasjet me Dritan Lelin, Rama mbledh socialistët e Vlorës
Edi Rama, Dritan Leli

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot strukturat e PS të Vlorës në teatrin "Petro Marko". Në këtë takim do të marrin pjesë deputetë aktuale dhe të sapo zgjedhur, Këshilli Bashkiak dhe anëtarë të strukturave të tjera.

Dritan Leli do të jetë fokusi i takimit të sotëm, por që nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Raportet mes kryebashkiakut të Vlorës dhe Ramës nuk janë aspak të mira që prej muajit prill.

Kujtojmë që para zgjedhjeve ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit dhe kryebashkiakut, pasi Leli nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Në media po qarkullojnë lajme që në mbledhje do të ketë edhe qytetarë, të cilët kanë ankesa për performancën e Lelit në krye të qytetit bregdetar.

Leli ka patur përplasje me Këshillin Bashkiak, pasi këta të fundit kërkuan ballafaqim, por ai i ka refuzuar mbledhjet me argumentin se janë në shkelje të masave anti-Covid.

Të fundit