Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pjerin Ndreu del nga SPAK: Jam nën hetim për shpërdorim detyre

Pjerin Ndreu del nga SPAK: Jam nën hetim për shpërdorim detyre

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë nga Prokuroria e Posaçme.

“Zero shkelje procedurash zero korrupsion e dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord që të bëjmë troture dhe tu shpëtojë. Jemi në proces dhashë shpjegimet e mia.

Shpërdorim detyrë në cilësinë e personit në hetim... Është kallëzim politik nuk ka të bëjmë më korrupsionin as shkelje të barazisë në tenedra.’

Kemi zgjidhur një problem madhor, por si ka shkuar përshtat PD-së së Lezhës. Jam person në hetim po nuk jam i akuzuar. Pse e paragjykon lënien e mandatit?!

Nuk ka lidhje me lënien e mandati. Ajo që kam bërë unë është shërbim ndaj komunitetit. Shpërdorimi i detyrës kërkon zgjerimin e fitimeve për vete një dem shteti apo tjerëve, gjë që nuk ekziston. Sa herë do të më thërrasë nam këtu. Do të më kenë sa herë të duan do vij më dëshirë. Jam mbështetës publikisht i kësaj prokurorie. Nuk qahme pse më thirrem, pse më bënë.

Kam ardhur se më ka thirrur SPAK. Këtu jemi unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngerhen akuza. Nëse do të ngrehen do të përballem”, deklaroi Ndreu.

Të fundit