Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pjesë e listave të PS, Çomo tregon arsyen pse pranoi ftesën: Kush më mirë se mua ta reflektojë punën e bërë

Pjesë e listave të PS, Çomo tregon arsyen pse pranoi
Najada Çomo

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila është pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste ka treguar arsyen se pse e pranoi këtë ftesë.

Çomo thotë se kush më mirë se ajo mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet Covid. Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në faqen zyrtare "Facebook" të kryeministrit Edi Rama, Çomo vë theksin te 'suporti' i Ramës në mbarëvajtjen e pandemisë.

Mjekja thotë se është e nevojshme të besohet te masat e marra dhe te e ardhmja, ndërsa shpreh bindjen se situata do të bëhet më e mirë. Çomo është pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku është renditur e dyta.

“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, jam punësuar në spitalin Infektiv. E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot”, tha Çomo.

Të fundit