Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plani kombëtar i pastrimit, Kumbaro: Janë gjobitur 3 bashki, çelësi i suksesit është edukimi

Plani kombëtar i pastrimit, Kumbaro: Janë gjobitur 3 bashki,

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se tre bashki të vendit janë gjobitur pasi nuk kanë arritur të menaxhojnë pastrimin e qyteteve.

“Prej muajit shkurt janë gjobitur tre bashki, konkretisht bashkia Krujë, Polican dhe Malësi e Madhe. U gjobitën, por nuk zgjidhi gjithçka, megjithatë fillojnë gjërat që të lëvizin.

Ka efektin e vet, investimet në infrastrukturë po ashtu, por çelësi i suksesit është edukimi në shkollë, media. Secili duhet të japë kontributin e vet. Gjobat për ndotjen janë pjesë e strategjisë”, u shpreh Kumbaro në ‘Politiko’.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka paralajmëruar se gjoba ndaj kryetarëve të bashkisë do të aplikohet sa herë në territor konstatohen keqmenaxhime të mbetjeve. Edhe kryeministri Edi Rama e ka përsëritur disa herë se pastrimi i territorit dhe mjedisi janë prioritete të këtij mandati.

Të fundit