Flash News

Ditari i Maxhorancës

Porti i Durrësit, deputeti i PS: S’mund t’ia falim familjeve të pastreha

Porti i Durrësit, deputeti i PS: S’mund t’ia falim familjeve

Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin, Alban Xhelili, ka bërë një deklaratë diskriminuese për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, teksa komentonte projektin e Portit të Durrësit.

I ftuar në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv, Xhelili u shpreh se nuk do të ishte e denjë që qeveria t’i falte një zonë modern familjeve të pastreha. Deputeti socialist u shpreh se nuk do të jetë një lagje dosido, por modern dhe sipas tij nuk meriton të banohet nga familjet e pastreha.

“Përsa i përket Portit të Durrësit. Kemi dëgjuar të gjithë nëpër media që nuk ka pasur konsultim, nuk ka pasur informacion. Në një kohë që çështja e Porit të Durrësit ka minimum që në zgjedhjet e 2021-shit. U shfaq edhe maketi i Portit të Durrësit. Dhe sot dalim dhe themi se sot nuk dimë gjë. A do ishe dakord po t’i falnim një zonë të tillë ku do të jetë vend krenarie për qytetin e Durrësit familjeve të pastreha? Ne po bëjmë gjithë atë investim, për familjet e pastreha ne po bëjmë një qytet, ajo nuk do jetë geto, do jetë lagje moderne. Kush e tha që nuk janë të denjë, as ti dhe unë nuk jemi të denjë për të qëndruar te Marina, fola për veten time. Je pak konfuz, thashë që edhe unë nuk jam i denjë për të Marina. Nuk e thashë atë gjë, me 1500 euro metrin katror nuk ka mundësi shteti t’i sistemojë të gjithë aty”, tha Xhelili.

 

Të fundit