Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prej kontributeve apo tradhtisë? Nasip Naço tregon pse iu bashkua socialistëve

Prej kontributeve apo tradhtisë? Nasip Naço tregon pse iu bashkua

Deputeti i PS-së dhe njëherazi kryetar i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço ka dhënë arsyet se pse vendosi të largohej nga radhët e LSI-së dhe t’i bashkohej Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, Naço u shpreh se është larguar nga LSI-ja me dëshirën e tij dhe kërkesën e elektoratit.

“Unë me ndërgjegje kam kandiduar për PS-në. Pas disa eksperimenteve të dështuara të LSI-së, nuk e pashë me arsye që të dështoja me sukses. Unë jam rreshtuar me PS-në sepse me ka kërkuar edhe elektorati,” tha Naço.

I pyetur nëse ka komunikuar me Metën dhe Kryemadhin pasi u zgjodh deputet i PS-së, Naço shprehet “Unë kam qysh nga muajit tetor që jam larguar nga LSI-ja, kurse ju keni pak ditë, dhe keni kontakte më të ngrohta dhe keni informacione më të sigurta.”

Të fundit