Flash News

Ditari i Maxhorancës

"President mistrec dhe hileqar", Balla reagon për kthimin e Kodit Zgjedhor: Meta po përpiqet t’i  vjedhë 2 gishtat PD-së

"President mistrec dhe hileqar", Balla reagon për kthimin e Kodit
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas kthimit të Kodit zgjedhor në Kuvend nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, teksa e ka cilësuar kreun e shtetit si "hileqar" dhe "mistrec".

Balla është shprehur nga Elbasani se Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare.

Sipas tij, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.

Më tej ai shton se pas shumë viteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike.

“Lidhur me dekretin e Presidentit Meta për refuzimin e Kodit Zgjedhor, më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por s’kemi asnjë ditëpër të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.

Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve.

Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave.

Por këtu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se Reforma Zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janë të lira dhe demokratike, por pas shumë viteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.

Të fundit