Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Rama përjashton bashkëpunimin me Berishën: Nuk negocioj me ‘non grata’ dhe shpurën e tij

Presidenti i ri, Rama përjashton bashkëpunimin me Berishën: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me ish kryeministrin Sali Berisha lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS, Rama tha se në rast se nga opozita do të vijë një emër i cili është i pranueshëm, mazhoranca do ta aprovojë, por shtoi se nuk negocion me Berishën as për të vënë një hu gardhi në fund të Lanës.

“Thirrja imë është të mos humbasim kohë, jemi në këtë proces, jo për të larë gojën, as nuk jemi për të bërë sikur po kërkojmë konsensus. Na duhet një presdient që mos na turpërojë kur del në tv apo kur flet për malin me Gropa. Pra jemi në kërkim të një presidenti apo presidenteje, që të jetë përtej nesh. Ndaj e kemi thënë që figurat e PS, s’mund të jenë dot pjesë e kësaj. Nëse ata do të sjellin një propozim bindës, menjëherë do e pranojmë pa problem, po s’mund të jetë figurë që vjen nga rrugët e qametit. Dhe njëkohësisht duhet të zgjedhim av. Popullit.

Dhe përjashtoj non gratën e madhe dhe shpurën e tij. PS nuk do njoh asnjë vendim dhe asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim.

Ai është drejtim më të cilin politika e PS, nuk duhet të ketë asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë të zbresin nuk do njohim asgjë që do burojë nga ai burim i së keqes së madhe të vendit tonë. Jo për presidentin po as për rojen e cilësdo godinë, apo një hu gardhi për ta vënë në fund të lanës, nuk marrim opinion nga ai burim", tha Rama. 

Të fundit