Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prezantohet Abetarja e përbashkët me Kosovën/ Rama: Pse nuk u realizua më herët

Prezantohet Abetarja e përbashkët me Kosovën/ Rama: Pse nuk u

Pas Kosovës, Abetarja e përbashkët u prezantua në Shqipëri. Teksti i njëjtë në të dyja shtetet shqiptare është rrjedhojë e marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021, por ideja është e hershme, kur liderë ishin Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.

Kryeminsitri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku tha se arsyeja pse teksti nuk është unifikuar më herët është se gjërat kërkojnë kohë për t’u materializuar,

“Gjuha jonë është një gjuhët nga më të vjetra, por është një gjuhë e shkruar risht vonë. Është domosdoshme që të gjejmë rrugët për t’ua treguar atyre që vijnë pas nesh e për ta rrënjosur te fmëijët tanë se sa e vështirë ka qenë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar gjuha shqipe, e cila sot vazhdon të gjallojë në hapësirat ku jetojnë shqiptarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakohnshme.

Shumëkush mund të thotë pse u deshën kaq vite se idenë e kemi hedhur prej kohësh, por materializimi ndodhi vetëm tani. Mund të gjenden plot arsye, por unë e sjell në vëmendje për të thënë se gjërat janë më vështirë të bëhen se të thuhen.

Madje për ata që ngrenë zërin me shpejtësi, ne kemi ndërmarrë shumë nisma së bashku me qeveritë e Kosovës dhe ato të gjitha kanë pasur jetën, procesin e tyre dhe një pjesë e rëndësishme janë materializuar, një pjesë janë rrugës, të tjera janë në një fazë fillestare. Të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre”, tha Rama. 

 

Të fundit