Flash News

Ditari i Maxhorancës

Primaret/ Bardhi: Qëllimi final nuk duhet të jetë se kush do të bëhet deputet, por fitorja e PD-së

Primaret/ Bardhi: Qëllimi final nuk duhet të jetë se kush do

Partia Demokratike ka nisur këtë të enjte punën për procesin e primareve nga i cili do të dalin kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi duket se nuk është partizan i primareve, megjithatë, gjatë një interviste në RTSH, ai tha se në diskutimet e forumeve ka kërkuar që, nëse procesi do të bëhet, duhet të bëhet me rregulla që nuk çojnë në hatërmbetje mes anëtarësisë para zgjedhjeve. “Besoj se statuti do të zbatohet, përsa kohë që nuk është ndryshuar.

Ajo që po diskutohet dhe po tregohet shumë kujdes është që nga ky process i brendshëm të mos ketë pasoja që destablizojnë PD-në.

Kjo kërkon që çdo garë e brendshme të bëhet me rregulla të qarta që në nisje, me etikën e duhur dhe me transparencë.”- u shpreh ai.

Bardhi shtoi se qëllimi final i këtij procesi nuk duhet të jetë se kush do të bëhet deputet, por fitorja e PD-së. “Çdo proces i brendshëm duhet të synojë forcimin e PD-së, fitoren e PD-së.

Hatërmbetjet vetëm sa rrezikojnë fitoren e PD-së. Nëse kjo sigurohet me apo pa primare, do të diskutohet me shumë seriozitet, duke patur gjithmonë parasysh objektivin: fitoren e PD-së.”- u shpreh Gazment Bardhi.

 

Të fundit