Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Prite pak Ilir Shtufin", dalin bisedat e Ballukut me Berberin për tenderin e Unazës së Madhe: Punët i ke me Gimin, jo me mua

 "Prite pak Ilir Shtufin", dalin bisedat e Ballukut me Berberin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar sot një pjesë të përgjimeve nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, tashme e pezulluar, të cilat lidhen me procedurat e tenderëve për projektin e Unazës së Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se sipas dosjes tregohet se si janë ndarë kontratat me vlerë totale prej 130 milionë eurosh. Ai shkruan se përgjimet tregojnë se tenderët janë ndarë sipas “kritereve të shtypura në letër pa emër”, duke akuzuar Ballukun dhe qeverinë për korrupsion .

“‘Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër’, kështu i ndante tenderët Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni”, shkruan Bardhi, teksa publikon pjesë nga përgjimet që, sipas tij, tregojnë mënyrën se si janë caktuar fituesit e tenderëve të Unazës së Tiranës.

Të fundit