Flash News

Ditari i Maxhorancës

Privatizimi i Partizanit, Balla përfundon dëshminë në SPAK: Ishte bërë punë

Privatizimi i Partizanit, Balla përfundon dëshminë në SPAK:

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK për të depozituar prova të reja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Balla tha se SPAK ka ecur me hetimet lidhur me këtë çështje.

Pashë që punë ishte bërë. Vlerësoj faktin se SPAK ka ecur me hetimin. Uroj që drejtësia e re t’i shkojë deri në fund çështjes. Në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarë të tjerë që kanë përvetësuar një pronë", tha Balla.

Më herët, Balla theksoi në rrjetet sociale se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë i Ballës:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

Të fundit