Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Privatizimin kriminal të komapanisë e bëri Saliu", Rama: Do të takoj naftëtarët për të mbyllur marrëveshjen

"Privatizimin kriminal të komapanisë e bëri Saliu",
Naftëtaret e Ballshit

Kryeministri Rama deklaroi nga Fieri se do të takohet me një përfaqësues të naftëtarëve për të çuar marrëveshjen deri në fund, teksa sot u miratua fondi për ta.

Në fjalën e tij, Rama us hpreh se privatizimi 'kriminal' për punëtorët në Ballsh u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, teksa theksoi se qeveria do të bëjë më të mirën për naftëtarët.

Më tej ai shtoi se deklaratat e opozitës për pandeminë janë skandaloze.

“Do të takoj naftëtarët për të mbyllur marrëveshjen me ta e për t’ju dhënë atyre detyrimin që kemi detyrë t’ju japim. Atë situatë e ka krijuar kompania, por kompaninë e ka krijuar Saliu dhe Ilir Meta. Atë privatizim  kriminal e ka bërë Saliu.

Imagjinoni sikur sot në pushtet të ishte Saliu, Iliri, Monika e Basha. Po të ishin në pushtet këta, do kishin zero shans që të arrinin marrëveshje. Ne nuk jemi njësoj, sepse edhe ky shesh do ishte njësoj siç ishte. Ne do punojmë pa fund për zgjidhje për naftëtarët. Jemi të kritikueshëm, por më të mirë se ne nuk ka.

 Mjafton të votosh për Lulin, të marrësh edhe Ilirin e Monikën me vete, e gjasme kanë ndryshuar. Kjo që bëjnë sot ata është skandaloze. Kjo bëhet në kohën kur populli ka më shumë nevojë për t’i qarë hallin, përballë një situate kaq të rëndë të krijuar nga armiku i padukshëm”, u shpreh Rama.

Të fundit