Flash News

Ditari i Maxhorancës

Progres-raporti ‘problematik’ për Shqipërinë, por Balluku i quan arritje: Fitore e punës së institucioneve

Progres-raporti ‘problematik’ për Shqipërinë, por

Bashkimi Evropian prezantoi një progres-raport për Shqipërinë ku pasqyrohen një sërë problematikash duke filluar nga qeverisja, te nismat e fundit të propozuara nga qeveria (amnistia fiskale dhe pasaportat e arta), të drejtat themelore dhe liria e medias, korrupsioni, ekonomia dhe shumë gjetje të tjera.

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, ja dorëzoi progres-raportin zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit e quajti rrugëtimin e tre mandateve të qeverisë Rama, një përparim dhe punë të palodhur me rezultate, që sipas saj nuk janë iluzione.

Balluku vlerësoi se raport-progresi “pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE.”

“Në asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara në rrugën tonë drejt integrimit. Kemi vendosur të punojmë të palodhur në këtë rrugë dhe përballë sprovave. Në 19 korrik Shqipëria nisi negociata teknike me BE. Kjo ishte fitorja e punës së palodhur të institucioneve tona. Raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE. Shqipëria vazhdon rrugën e negociatave dhe ka vazhduar të ruajë fokusin e përgjithshëm në agjendën e BE. Pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen”, tha Balluku.

Referuar deklaratave të Ballukut, progres-raporti thotë të kundërtën e asaj çka zv.kryeministrja zotohet të mbrojë për qeverinë.

Sipas gjetjeve të progres-raportit, korrupsioni në Shqipëri “mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz. Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike. Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe të bazuar në paranë kesh. Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.”

Që do të thotë, BE përcakton qartësisht se reformat për të cilat Balluku flet me superlativa, nuk kanë sjellë klimë pozitive në Shqipëri, qoftë për rendin dhe sigurisë, qoftë për ekonominë apo jetën e shqiptarëve.

Të fundit