Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projekt-buxheti i 2021, Denaj: Rritje ekonomike 5.5% në vitin e ardhshëm

Projekt-buxheti i 2021, Denaj: Rritje ekonomike 5.5% në vitin e
Ministrja e Financave, Anila Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka paralajmëruar një rritje 5.5%  të ekonomisë vitin që vjen.

Në fjalën e saj, gjatë prezantimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2021 në Kuvend, Denaj tha se pikësynimi i këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, duke marrë shkas dhe nga kriza që ka shkaktuar pandemia globale e koronavirusit, por dhe nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Duke theksuar faktin se parashikohet një rritje e qëndrueshme ekonomike në vend, Denaj tha se për shkak të pandemisë u rrit dhe papunësia.

“Kryefjala e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, kjo në vazhdën për të kaluar me suskes pasojat e 2 goditjeve ndaj vendit. Zhvillimit të pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Situata është menaxhuar më së miri. Vlerësimi më i fundit i  agjencisë ndërkombëtare mudis e konfirmoi këtë.

Zhvillimet makro ekonomike të këtij viti. 6 mujori i 2020 shënoi një rënie -6.6% përqind.  Presim rritje ekonomike në 5.5% në 2021

Konsumi shënoi rënie 6.9%. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë pësuan rënie. Në 3 mujorin e  2 të 2020 papunësia 12.5 përqind.

Emetimi i suksesshëm i eurobondit. Kemi patur një rritje të rezervave valutore. 2 agjensi prestigjoze kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre. Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël Kreditimi dhe depozitat në Kuvend kanë qëndruar stabël. Ekzekutimi në tërësi i buzxhetit është brenda parametrave makro fiskal. Balanca primare është parashikuar të jetë pozitive. Në vijim do të paraqes disa zëra të të ardhurave dhe shpenzime.

479 miliardë lekë, të ardhurat zyrtare të buxhetit të shtetiti në 2021. Të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë një rritje me 6%. Rritjen e pragut të tvsh nga 2 milion në 10 mln lekë. Njëkohësisht kemi marrë përsipër rritjen e rrogës së pagës minimale. Në raport me shpenzimet buxhetore.

Shpenzimet për investime kapitale janë më të larta në 10 vitet e fundit", tha Denaj.

Të fundit