Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projekt-buxheti i 2021, Rama: Rritja e buxhetit për shëndetësinë me 23.3 %, më e larta në 30 vjet!

Projekt-buxheti i 2021, Rama: Rritja e buxhetit për
Në foto: Kryeministri Rama gjatë diskutimeve në Kuvend pë buxhetin e 2021

Gjatë seancës së sotme plenare për diskutimin e buxhetit të 2021, Kryeministri Rama është ndalur tek sektori i shëndetësisë.

Sipas Ramës, rritja e buxhetit të shëndetësisë me 23.3 %, në vitin 2021, është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vjet.

Ndërkaq, kreu i qeverisë u ndal edhe tek situata në spitale, kur tha se gjendja e spitaleve sot me atë të disa viteve më parë është si nata me ditën.

“Masa të reja që do të qëndrojnë aty përtej vitit të ardhshëm. Qytetarët që preken nga virusi COVID-19 dhe ata që hyjnë në kategorinë me ndihmë ekonomike.

Së pari rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021 është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vjet për shëndetësinë në një buxhet të shtetit. Plus 23.3 %, një rritje e pandodhur më parë që siç e thashë lidhet me masat e reja që do të qëndrojnë aty qoftë edhe me fuqizimin e vijës mbrojtëse për të dalë kryelartë nga kjo luftë. Shqipëria nuk ka asgjë mangët nga gjërat e tjera.

Sikur kjo flamë ta kishte gjetur Shqipërinë me spitalet kur ne morëm detyrën. Ishim në spitalin e Vlorës në sallën e re të reanimacionit, dallimi mes çka kemi sot dhe çka kishim dje ishte realisht dallimi i ditës me natën dhe i tillë është edhe në QSUT dhe në spitalet e tjera rajonale.

Në spitalin e Vlorës në 2014 kishte vetëm 2 aparatura të vjetra të kohës së marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Sot linjat e oksigjenit, aparaturat që suportojnë trajtimin e pacientëve me oksigjen janë në të gjithë sistemin tonë të mbrojtjes kundër COVID", tha Rama.

Të fundit