Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pronësia e shkollës "Sami Frashëri", Veliaj i përgjigjet Kryemadhit me dokumentet nga Kadastra

Pronësia e shkollës "Sami Frashëri", Veliaj i
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, lidhur me pronësinë e shkollës "Sami Frashëri".

Teksa Kryemadhi publikoi disa dokumenta që vërtetonin se shkollës i ishte ndryshuar pronësia, Veliaj i është përgjigjur me publikimin e disa dokumenteve të tjera që sipas tij, tregojnë se shkolla është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ka publikuar dy dokumente nga Kadastra ku sipas tij  vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës.

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja njësoj Samiu do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Pronësia e shkollës "Sami Frashëri", Veliaj i

Pronësia e shkollës "Sami Frashëri", Veliaj i

Të fundit