Flash News

Ditari i Maxhorancës

Propozimi i PS: Kamza dhe Vora t’i bashkohen Tiranës. Ironia e Çupit: Doni edhe Romën

Propozimi i PS: Kamza dhe Vora t’i bashkohen Tiranës. Ironia e

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku,u shpreh në Komisionin e Reformës Territoriale se nuk ka arsye që Kamza dhe Vora të mos bashkohen me bashkinë e Tiranës.

Mazniku tha se bashkia e Tiranës i ka shlyer borxhet e ish-komunave dhe jeta në kryeqytet është përmirësuar. Nga ana tjetër, nuk ka munguar as ironia dhe thumbat e deputetes demokrate Dhurata Çupi, e cila iu drejtua Maznikut duke i thënë se socialistët mund të duan edhe bashkimin me Romën.

Pjesë nga debati:

Arbjan Mazniku: Nuk mund të mos thuhet se reforma ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në Tiranë, mjafton të shikohet se si ka ndryshuar jeta e qytetarëve. Bashkia Tiranë i ka shlyer borxhet ish-komunave. Që do të thotë që menaxhimi financiar ka qenë efektiv. Për mua nuk ka arsye pse Tirana mos të ishte bashkuar edhe me Vorën dhe me Kamzën.

Dhurata Çupi: Ju mbase doni bashkimin edhe me Romën.

Të fundit