Flash News

Ditari i Maxhorancës

Propozimi i Ramës për 110 vjetorin e Pavarësisë: Në nëntor mbledhje e përbashkët e dy Kuvendeve

Propozimi i Ramës për 110 vjetorin e Pavarësisë: Në

Kryeministri Edi Rama ka propozuar mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës në një mbledhje të përbashkët në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Kjo mbledhje e përbashkët, sipas Ramës, do të drejtohet nga ai dhe homologu Kurti. Ky i fundit e mirëpriti propozimin e Ramës me buzëqeshje. Rama dha edhe një mesazh “për ata që lexojnë sloganet”.

“Unë do t’iu propozoja që meqënëse jemi në kuadër të 110 vjetorit të ngritjes së flamurit në Vlorë, ne të kishin në nëtor të parin Kuvend të përbashkët me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë, ku po na u dha mundësia ne të dyve që të adresojmë këtë dhomë të përbashkët.

Por në të gjitha rastet, nëse bashkëarisht arrijmë të bindim të dyja kryesitë e Kuvendeve, që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, japim edhe mesazhin pë rata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane boshe. Kuvendi i përbashkuar është një projekt që na vlen”, tha Rama gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë.

 

Të fundit