Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e 12 nëntorit, Rama sulmon sërish opozitën: Një çorbë e gatuar prej 30 vitesh

Protesta e 12 nëntorit, Rama sulmon sërish opozitën: Një

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, teksa komentoi për herë të parë edhe protestën e 132 nëtnorit të mbajtur të premten nga opozita.

Rama ka sulmuar sërish opozitën me të njëjtën gjuhë që ju drejtua një javë më parë edhe në Parlament demokratëve. Rama etiketoi si 'non-grata' dhe 'spiun', kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së Ilir Meta. 

“Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord dhe skam për të qenë kurrë dakord me këtë shenjën e barazisë. Mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë të dëshironi, por kjo është puna juaj. Ça proteste me flisni për një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan nuk ka lidhje me popullin me qytetarët partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vëtmin rezultat që hodhën disa bojë këtu që u deshën punëtorët të punonin natën për ta larë. Ata bëj pis e ne pastro. As nuk disa ishin dhe as nuk i kam parë. Mund ta bëjnë çdo ditë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i në kuzhinier non grata. Më vjen keq për ato që shkojnë pas atyre non gratave. A s’ju vjen turp? Ça e share është t’i thuash dikujt në sy je pa atdhe, se për mua dikush që paguhet me para të huaja apo vendase për të shkelur interesit kombëtar është pa atdhe”, deklaroi Rama.

Të fundit