Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e 21 janarit, Rama: Ne e kemi shlyer detyrimin që na takon

Protesta e 21 janarit, Rama: Ne e kemi shlyer detyrimin që na takon

Kryeministri Edi Rama pazhvilluar një komunikim live në Facebook për protestën e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër persona, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. 

Rama thotë se PS e ka shlyer detyrimin që i takon duke bërë Reformën në Drejtësi. Sipas tij, reforma në sistemin e drejtësisë është një gur themeli.

Rama shton se në të kaluarën nuk ka patur drejtësi, ndërsa iu kërkon qytetarëve të bëjnë durim. Kryeministri shpreh bindjen se me përfundimin e reformës do të ketë drejtësi të pastër.

"Të thuash se katër njerëz u vranë se nuk duhej të shkonin në Bulevard atë ditë, do të thotë të mos bësh asnjë koment. Meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria pse fajtorët e vërtetë janë të lirë e madje japin dhe shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës.

Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për reformën në drejtësi. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë siç ka qenë para komunizmit, gjatë dhe pas komunizmit. PS mori përsipër të vendosi këtë gurë themeli.

Durimi është një gjë e rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në reformën në drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për katër vjet. Po pastrohet llumi i paparë në sistemin e drejtësisë", tha Rama.

Të fundit