Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e opozitës në 12 nëntor, reagon Rama: Koha do tregojë së lidhjet e tyre me rusët nuk janë ndërprerë

Protesta e opozitës në 12 nëntor, reagon Rama: Koha do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën kombëtare të paralajmëruar nga opozita këtë të shtunë.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se është keqardhje e madhe për ata që do u shkojnë nga pas dhe se sipas tij koha do të tregojë se lidhjet e tyre me rusët nuk janë ndërprerë.

Rama: Nuk kemi minuta për të humbur me protestën e atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollar për protesta të tilla në të kaluarën. Koha do tregojë së lidhjet e tyre me rusët nuk janë ndërprerë.

Është keqardhje e madhe për ata që do u shkojnë nga pas, por po tërhiqen për hunde nga përfaqësuesit më të mallkuar të historisë tonë. Ndërrojnë pamjet por janë të njëjtët që nga 1912.

Të fundit