Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e opozitës, vjen reagimi i parë nga Rama

Protesta e opozitës, vjen reagimi i parë nga Rama

Protesta e opozitës do të mbahet ditën e sotme në orën 12:00 para Kryeministrisë ku pritet të ketë prani të shumë njerëzve. Në këtë ditë nuk mund të mungonte një reagim i kryeministrit Edi Rama, i cili ka tentuar të sfumojë qëllimin e protestës, që është rrëzimi i qeverisë Rama dhe rikthimi i demokracisë.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka rikujtuar ngjarjen e 21 janarit ku u vranë 4 qytetarë në protestën e thirrur nga ai kur ishte në opozitë.

Në postimin e bërë Rama citon audiopërgjimin e 21 janarit të publikuar para dy ditësh dhe tenton që fajin për vrasjen e demonstruesve t’ja atribuojë Sali Berishës. 

Rama hedh akuza dhe sulme ende ndaj SPAK-ut ku tha se institucioni bën sikur s’kishte asnjë lidhje me 21 janarin pas rrëzimit të kësaj çështjeje që u ngrit nga familjarët e viktimave.

Të fundit