Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e PD në ditën e Samitit të BE në Tiranë, vjen reagimi nga PS

Protesta e PD në ditën e Samitit të BE në Tiranë, vjen

Vjen reagimi nga Partia Socialistë pas vendimit të PD për të zhvilluar protestën e radhës kombëtare në 6 dhjetor, ditë kur edhe do të mbahet në Tiranë Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se Berisha e ka thirrur protestën që të turpërojë Shqipërinë.

"Turpi i Shqipërisë ka emër!

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.

Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.

Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.  Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.

A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian", shkruan Balla. 

 

Të fundit