Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e pedagogëve për rritje page, Luljeta Bozo: Duhet të jenë edhe shkencëtarë. Të vrasin mendjen për projekte

Protesta e pedagogëve për rritje page, Luljeta Bozo: Duhet të

Deputetja e PS, e ardhur pas shumë vitesh nga fusha akademike si pedagoge në Universitetin Politeknik ka komentuar protestën e pedagogëve për rritje rroge.  

Në një intervistë për Top Channel, 80-vjeçarja mbështet idenë se ata duhet të kenë një trajtim më të mirë ekonomik, por shton se në ditët e sotme duhet të bazohen edhe në realitetin ku jetojnë, në kushtet e një krize globale si pasojë e luftës në Ukrainë dhe pas tërmetit e pandemisë që përjetuan shqiptarët.

“Kërkesa mund të kemi shumë dhe mund të jenë të drejta por duhet të shikojmë se nuk jemi të pandarë nga shoqëria dhe populli. Pra ne kërkojmë shumë gjëra… por a i kemi mundësitë ti realizojmë? Nuk i kemi!”, tha Bozo.

Ajo duket se është në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama se jo të gjithë pedagogët duhet të paguhen njësoj, por të vlerësohen në bazë të performancës dhe t’i rrisin rrogën vetes.

“Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por edhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo.

 

Të fundit