Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta para Bashkisë, Veliaj sulmon Argitën dhe Shkëlzen Berishën

Protesta para Bashkisë, Veliaj sulmon Argitën dhe Shkëlzen

 

Në lidhje me protestën që u mbajt paraditen e kësaj të premte para Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ne protestën e ditës së sotme qytetarët kërkuan dorëheqjen e Veliaj , pas aferës korruptive “5D”.

Kryebashkiaku Veliaj gjatë fjalës së tij, në takimin me administratorët e Njësive Administrative të Tiranë, në vend që të jepte llogari mbi tenderat miliona euro të përfituara nga drejtorët e tij, ka hedhur akuza drejt fëmijëve tw kreut tw Partisw Demokratike Sali Berishws, Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, duke e  quajtur këta të fundit njerëz që s’mund t’i jepet bashkia “që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”.

Reagimi:

“Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim, ku ende nuk është bërë seanca e parë në gjykatë, dhe kur mendoj se pinjollët e familjes që i kanë shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që kanë veshur më shumë gra me të zeza, duke filluar nga Piramidat, te vëllavrasja e 97-s, te 21 Janari dhe Gërdeci… Argita me Shkëlzenin thonë: “Ikni ju të vijmë ne”! Me vota nuk bëhet fjalë fare të vijnë dhe as nuk kanë për të ardhur ndonjëherë.

Pra, t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, ata ta hedhin në erë siç bënë me Gërdecin. Kanë shumë kurajo që dalin, teksa vetë janë të paditur në SPAK, vetë janë me masa sigurie, vetë thërrasin: “Lironi babin”. Kanë kurajo për një gjë, se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokurorisë, ose pafajësia e ish-kolegëve tanë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Argitës dhe Shkëlzenit, që vranë njerez, dhe të thuash “të lëmë bashkinë që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”, kjo është ku thërret qameti. Kjo është t’ia fyesh inteligjencën njerëzve në mënyrë spektakolare”.

Të fundit